Britania mund ta njohë shtetin palestinez përpara një marrëveshjeje paqeje me Izraelin

schedule09:55 - 2 Shkurt, 2024

schedule 09:55 - 2 Shkurt, 2024

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron tha se vendi mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez, pas një armëpushimi në Gaza, pa pritur për rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete.

Duke folur për “Associated Press” gjatë një vizite të enjten në Liban, që synonte të zvogëlonte tensionet rajonale, ai tha se nuk mund të ketë asnjë njohje derisa Hamasi të qëndronte në Gaza.

Ai tha se njohja mund të vijë ndërsa vazhdojnë negociatat mes Izraelit dhe palestinezëve.

Njohja nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara e një shteti të pavarur palestinez “nuk mund të vijë në fillim të procesit, por nuk duhet të jetë në fund të procesit”, tha Cameron.

“Mund të jetë diçka që merret në konsideratë pasi procesi dhe përparimi drejt një zgjidhjeje, bëhet më real.

Ajo që duhet të bëjmë është t’i japim popullit palestinez një mundësi drejt një të ardhmeje më të mirë, të ardhmes për të pasur shtetin e tyre”, tha Cameron.

Kjo perspektivë është “absolutisht jetike për paqen dhe sigurinë afatgjatë të rajonit”, tha ai.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore e kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez që ekziston përkrah Izraelit, si një zgjidhje për konfliktin më të vështirë të rajonit, por kanë thënë se pavarësia duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar.

Që nga viti 2009 nuk ka patur negociata thelbësore për këtë çështje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nga ana e tij, e ka kundërshtuar publikisht krijimin e një shteti të pavarur palestinez pas luftës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!