Britania miraton paketën e radhës të sanksioneve kundër Rusisë, mes tyre koloneli i vijës së parë

schedule10:54 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 10:54 - 9 Dhjetor, 2022

Britania e Madhe ka sanksionuar një kolonel rus i cili ka qënë komandant i një divizioni tankesh që ka qenë në vijën e frontit që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë, sipas skynews.

Koloneli Ramil Rakhmatulovich Ibatullin është sanksionuar për rolin e tij si komandant i Divizionit të 90-të të Tankeve, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se duke shpallur sanksionet ndaj 30 personave në mbarë botën të përshkruar si “figura politike të korruptuara, shkelës të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin”,  masa ishte e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditën Globale të të Drejtave të Njeriut.

“Është detyra jonë të promovojmë shoqëri të lira dhe të hapura në mbarë botën”, tha sekretari i jashtëm James Cleverly.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!