Britania mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë se rruga është e hapur pavarësisht se procesi po ngadalësohet si pasojë e çështjeve politike, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.
Ai vuri në dukje se anëtarësimi nuk mund të ndodhë gjatë luftës dhe se kursi i duhur është vazhdimi i mbështetjes dhe furnizimit të Ukrainës për sigurinë afatshkurtër dhe afatgjatë.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani është të ndihmojmë Ukrainën të mposhtë Rusinë,” tha Ben Wallace.
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është në axhendën e samitit të Aleancës Atlantike në Vilnius. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi dëshiron “një vendim të qartë” për anëtarësimin e vendit gjatë samitit të Vilnius.
Hanna Celeste, drejtoreshë e Ukrainas Prism, e specializuar në politikën e jashtme dhe sigurinë ndërkombëtare, tha në Singapor se anëtarësimi në NATO do të ishte një vendim politik.
Britania, së bashku me aleatët perëndimorë, i kanë ofruar Ukrainës ndihma ushtarake dhe sisteme armësh me vlerë miliarda dollarë që nga pushtimi rus. Kohët e fundit, Londra e ka furnizuar Ukrainën me raketa Storm Shadoë, të cilat kanë goditur me sukses 100% të objektivave, sipas Ben Wallace.
Garancitë e sigurisë për Ukrainën janë gjithashtu në tryezë, tha sekretari britanik i mbrojtjes, duke vënë në dukje se garanci të tilla mund të kuptohen shumë qartë në marrëveshjet e mbrojtjes reciproke deri në furnizimin me armë dhe municione.
/abcnews.al