Brian J. Williams: Pandemia dhe masat e propozuara nga OKB

schedule10:00 - 13 Mars, 2020

schedule 10:00 - 13 Mars, 2020

Brian J. Williams kordinator i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri është shprehur se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet të krijojmë situatë paniku.

Ndër të tjera zyrtari i OKB-së është shprehur se kjo është një epidemi që ka prekur shumë vende të botës ndaj është e rëndësishme që kujdesi i krijuar do të shmangë dhe përhapjen sa më shumë të koronavirusit në vend.

 

Pjese nga biseda ne studio:

Tashmë jemi të gjithë të izoluar, dhe ju me familjen tuaj besoj

Është e vërtetë  dhe është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët që të ndjekin udhëzimet që ka dhënë qeveria. Kjo epidemi është shkaktuar nga një virus i vogël që shkon nga një person në një tjetër dhe distanca dhe mos kontaktimi i njerëzve është i rëndësishë. Gjithë kombete e Bashkuara po punojnë nga shpia për të shmangur këto kontakte.

Unë dje e dija se ju do të ishit mysafir dhe kam pyetur dsa djem dhe vajza të stafit shqiptar në zyrat e OKB-së që më thanë se po punojnë onlinë

E gjithë infrastruktura në shqipëri po funksionon shkëlqyeshëm dhe është e rëndësishme që të mos panikohemi dhe të gjithë shqiptarët duhet të ndryshojnë deri diku për disa ditë ose javë mënyrën e tyre të jetesës.

Në Shqipëri në përgjithësi këshillat na ngjisin kur vijnë nga të huajt dhe eksperienca personale mund të jetë shumë e nevojshme ju jeni në Tiranë me një pjesë të familjes suaj ti dhe fëmijët këtu dhe bashkëshortja në Afrikë. Si përjetohet në familje tuaj kjo situatë?

Ka një lloj paniku patjetër por fatmirësisht mënyra virtuale tashmë na jep shumë mundësi për të bërë shumë gjëra. Unë vij në punë dhe ato janë në kompjuter dhe ju them shikoni se ju shikoj nga kompjuteri. Ime bij donte që të dilte me disa shoqë por pasi ja shpjeguam u ndërgjegjësua dhe zgjodhi të rrinte në shtëpi. E rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë se sa të ndërgjegjshëm janë njerëzit.

Çfarë po bëjnë projekte të ndryshme të OKB-së për të ndihmuar që ne ta kalojmë këtë histori pasi vendi ynë është i varfër dhe ndoshta ne nuk i kemi mjetet e duhura.

Gjëra më e rëndësishme është Organizata Botërore e Shëndetsisë është ajo që po shikon se ku po rritet më shumë dhe po përpiqet që të mësojë më shumë se çfarë u bë në Kinë, Itali, vendet e tjera dhe e grumbullon këtë infrmacion dhe e ndan me ministritë shëndetsore të çdo vendi. Marrja e masave me mençuri. Gjëja kryesore që organizata botërore e shëndetsisë po përpiqemi që ti shperndajmë informacionet. Duhet të zbatojmë të gjithë këshillat e nevojshme. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!