Ekspozita “Breza në artet figurative“ prezanton 31 piktorë që nga Guri Madhi apo Sali Shijaku e deri të autorët e rinj. Qëllimi i këtij prezantimi është ndërthurja e brezave mes traditës dhe modernes në pikturë.
“Breza në artet figurative” bën bashkë 31 piktor me focus tek kavaleti.
Ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar nis me punimet e artistëve të njohur Fadil Pëllumbi, Guri Madhi, Aristotel Papa, Sali Shijaku, Lec Shkreli, Kujtim Buza, Agim Faja, për të vijuar me brezat më të rinj.
Piktorit dhe kuratorit Robert Përmeti shpjegon se në këtë edicion të tretë piktorët prezantohen me kompozime, peizazhe e portrete.
Sipas tij qëllimi është jo vetëm të tregojnë punimet në pikturë, por dhe të bëhen bashkë në një ekspozitë për të sjellë tek publiku të renë dhe traditën.
“Mes autorëve në ekspozitë janë dhe nga ata që nuk jetojnë më, por shumë të vlerësuar me krijimtarinë e tyre në pikturë. E ku artistët pjesmarrës këte vit kanë shpallur fitues piktorin e njohur Fadil Pëllumbi i cili nuk jeton më.
Në vëmendje të grupimit “Brezat” sipas Permetit jane piktorët me vlerësime jashtë vendit. E ku dy autorë Guri Madhi dhe Sali Shijaku janë renditur në katalogun ndërkombëtar ku rreshtohen artistët më të mirë të botës të shekullit. Nga viti 1920 deri në vitin 2006”.
Ekspozita e brezave do të qëndrojë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri në 31 dhjetor. /abcnews.al