Shërbimet izraelite të emergjencës kanë raportuar “breshëri raketash” në Izraelin qendror. Nuk është ende e qartë se nga janë lëshuar raketat, megjithëse mediat izraelite spekulojnë se ato vijnë nga Rripi i Gazës.
?Sirens sounding in Jerusalem and across Israel?
— Israel Defense Forces (@IDF) October 9, 2023
“Në përgjigje të sirenave të alarmit të lëshuara në të gjithë Izraelin, ekipet e Magen David Adom janë dërguar në vendet e raportuara të prekura”, thuhet në një deklaratë.
“Deri tani nuk raportohet për viktima”.
Korrespondenti i Sky për Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall, raportoi sirena ajrore në të gjithë kryeqytetin e Jerusalemit dhe vuri në dukje zhurma të forta, për të cilat ai dyshon se ishte sistemi mbrojtës Iron Dome.
/abcnews.al