Breshëri kallashnikovi ndaj 53-vjeçarit

schedule12:32 - 24 Shtator, 2019

schedule 12:32 - 24 Shtator, 2019

Një 53-vjeçar u qëllua me breshëri kallashnikovi në qytetin e Kavajës. Shënjestra Rexhep Tare mori vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në pranga është vënë autori, 31 vjeçari Fiti Baboçi, të cilit iu sekuestrua edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së vjetër, ku i plagosuri kishte një lokal të vogël dhe ishte duke ecur në këmbë. Ishin kalimtarët e rastit, ata që i dhanë ndihmën e nevojshme të dëmtuarit.

Tare dhe Baboçi kanë njohje me njëri-tjetrin dhe janë banorë të së njëjtës zonë. Sipas të dhënave të para, mes të dyve ekziston një konflikt i vjetër, që është rënduar me kalimin e kohës, e vijoi me breshëri kallashnikovi.  Nga të shtënat janë dëmtuar xhamat e disa bizneseve pranë vendit të ngjarjes./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!