Bregdet i pastër përpara 1 qershorit, Rama: Sezoni me fluksin më të madh të turistëve

schedule11:06 - 24 Maj, 2022

schedule 11:06 - 24 Maj, 2022

Durrës – Kryeministri Edi Rama, ka qenë i pranishëm sot në qytetin bregdetar të Durrësit në kuadër të Planit për Pastrimin Kombëtar.

Sipas Ramës po jepet dora e fundit për pastrimin e bregdetit përpara datës 1 qershor edhe me ndihmën e forcave të ushtrisë.

I pari i qeverisë ka paralajmëruar mes të tjerash se ky vit do të ketë edhe numrin më të lartë të turistëve ndërsa plazhet do t’i gjejnë të pastra.
Numrit më të lartë të turistëve i përgjigjemi me plazhe më të pastra.

“Të mos ndotim shtëpinë tonë të përbashkët. Edhe mjedisi i pastër që do gjen do ketë ndikimin e vet. Por duhet ti rrimë mbi kokë. Do jetë sezoni me fluksin më të madh të turistëve dhe me nivelin më të lartë të konsumit. Pra nga ana tjetër përveç se ekonomi dhe të ardhur do ketë edhe më shumë mbetje. Është obligim  i përbashkët.” tha Rama.

/abcnews.al/