Vllaznia nuk ndalet, pasi ka mundur Partizanin me një gol të Haris Dilaver. Shkodranët mbeten të parët dhe pas ndeshjes trajneri Thomas Brdaric foli në emisionin “Gol pas Goli” në Superport. Trajneri gjerman deklaroi fillimisht: “Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin për të fituar. U kam besuar atyre dhe ata treguan se janë në rrugën e duhur”.
“Dominimi ndaj Partizanit? Që nga fillimi e menaxhuam ndeshjen, por patëm edhe dobësi. U munduam t’i përmirësojmë në pjesën e dytë. Dominuam më pas dhe rëndësi ka që fituam dhe e mbajmë vendin e parë”.
“Është kënaqësi të jem me këta lojtarë. U kam kërkuar të jenë të qetë, të mos kenë frikë. Zbatuan me përpikmëri detyrat e dhënë. Prita të shënonim që në pjesën e parë. Jam shumë i kënaqur me fitoren, kjo është ajo që mund të them”.
“Pse numri 2 dhe jo 1 në xhinse? Kam edhe pantallona me numër tjetër…”, tha me shaka trajneri gjerman i Vllaznisë. /abcnews.al