Thomas Bradric, trajneri i Vllaznisë, pas humbjes që pësoi me Tiranën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Ishte një ditë pa fat për Vllazninë. Provuam gjithçka ta fitonim këtë ndeshje. Kishim 3-4 raste për të shënuar gol. Edhe në futboll ka një Zot, që herë është për ju, herë për ne. Sot nuk ishte me Vllazninë time”.
“Kemi luajtur shumë mirë kundër Tiranës, por ishte fati i tyre të fitonin. Sigurisht do kthehemi në ndeshjen tjetër, do fitojmë besoj dhe do të ecim përpara”, shtoi trajneri gjerman në deklaratën e tij pas ndeshjes.
“Tirana për titull? Mund të kishim pasur mundësi të krijonim distancë edhe më të madhe. Jo gjithmonë na ka ndihmuar fati. Do luajmë me ndershmëri. Tirana kishte një mundësi të mirë për t’u futur në luftën për titull”.
“Sfida me Teutën? Morali është i lartë. Le ta pranojmë këtë humbje e të shohim përpara. Nuk jam trajner i mirë vetëm kur fiton. Duhet të mbaj moralin edhe kur humbim, për të ecur përpara”.
“Janë edhe 6 ndeshje në kampionat, jemi të përgatitur dhe do të vazhdojmë. Nuk kemi frikë. Janë 6 finale në kampionat dhe një në kampionat. Rasti i Dilaver? Sigurisht ai është lojtar i mirë dhe djalë i mirë. Do e harrojë edhe ai vetë atë rast dhe do kthehet ku duhet javën tjetër”. /abcnews.al