Brdaric: Vllaznia ime e veçantë, ju tregoj porosinë e çuditshme për lojtarët

schedule23:59 - 29 Tetor, 2020

schedule 23:59 - 29 Tetor, 2020

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ndihet i lumtur që sezoni i ri futbollistik në Shqipëri do të fillojë këtë fundjavë. Gjermano-kroati është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku ndalet edhe te gjendja dhe objektivat e skuadrës shkodrane.

Jam i lumtur që do të nisë sezoni i ri më në fund, ishte një pritje e gjatë. Ne jemi përgatitur, mendoj se të gjithë janë përgatitur. Nuk duhet të merremi shumë me çfarë ndodhi 12 javët e fundit, duhet të flasim për atë që ka ndodhur ditët e fundit. Po presim të nisemi të dielën në duelin e Kupës ndaj Devollit. Ka ardhur momenti për të luajtur. Ne na pëlqen të fitojmë, duam të fitojmë ndeshjet tona, ky është objektivi i Vllaznisë.

Mendoj se Vllaznia ka kaluar probleme në të kaluarën, erdhi edhe nga Kategoria e Parë. Ne po shikojmë përpara, nuk e kemi mendjen se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Të gjithë kanë përgjegjësi, edhe ata që ishin kanë punuar shumë mirë. Nuk është e thjeshtë të përgatitësh një skuadër të re. Mora kohën e mjaftueshme për ta ndërtuar skuadrën.

Kanë ndodhur shumë ulje-ngritje në 12 javë përgatitje, askush nuk e dinte se kur do të niste sezoni. Pashë edhe skedën e ndeshjeve të Kupës, jam ndeshur me 10 prej skuadrave në miqësore. E njoh tashmë më mirë ambientin dhe futbollin shqiptar, i njoh disi edhe skuadrat kundërshtare. Absolutisht që gara zyrtare është ndryshe, duhet të përgatitemi dhe duhet të bëjmë më të mirën tanë për tifozët.

E di që të gjithë duan të na krahasojnë me të tjerët, por ne jemi një skuadër e veçantë, sepse është një situatë e veçantë. Jam trajner, kam një uri të madhe dhe këtë uri dua t’ia transmetoj skuadrës. Është një betejë, të gjithë janë gati ta nisin betejën, por situata është e pazakontë për të gjithë. Ama, e di që jemi një skuadër kompetitive.

Presioni? E pëlqej presionin, pa diçka të tillë nuk mund të luash futboll profesionist. E di që njerëzit dhe tifozët presin rezultate, por pyetini lojtarët, kemi bërë një punë të madhe në 12 javë përgatitje. Jam i kënaqur, e kam shfrytëzuar këtë periudhë 12-javore për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin. E njoh qytetin, Shkodra është e këndshme dhe më pëlqen shumë. Kam parë që shkodranët janë shumë tifozë me Gjermaninë.

 

Biseda në emisionin “Pressing”

E di se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, kështu që tentoj t’i shmang ata. Objektivi? Duam të jemi më mirë se sezonin e kaluar. E sigurt që jemi shumë të uritur, mund t’i pyesni lojtarët e mi. Punojmë çdo ditë për të formuar një grup dhe për t’u forcuar si skuadër. Nuk mund të marr shumë nga e kaluara.

Stili i futbollit? Çdo ndeshje ndryshon nga tjetra, duhet të aplikojmë një mentalitet që i prodhon stres kundërshtarëve, në mënyrë që ata të bëjnë gabime. Kjo është një aspekt, por duhet të shohim se si do të luajme brenda dhe jashtë fushe. Ka rëndësi që të kemi stabilitet dhe të jemi një skuadër, në mënyrë që t’i kënaqim tifozët me paraqitjet tona.

Kundërshtarët? Luajtëm me Tiranën, ishte një ditë e nxehtë. Një ditë më parë i dhashë një ngarkesë të madhe skuadrës, nuk më interesonte rezultati, doja të shihja se si do reagonte ekipi me një ngarkesë të madhe.

Duhet të mësojmë se si luajnë skuadrat e tjera, i analizojmë ata. Përgjithësisht, Superiorja është një ligë e fortë. Duhet ta kesh të qartë se nuk ka rëndësi vetëm futbolli i madh. Duhet të dish të përballesh, të luftosh dhe të zhvillosh një ndeshje ‘fair-play’.

Sigurisht që pikët janë më të rëndësishme, jemi këtu për të marrë pikët, për asgjë tjetër. Pata 12 javë kohë për të përgatitur ekipin tim. Ka raste kur ndodhin keqkuptime në lidhje me disiplinën. Nevojitet përqendrimi në kohën e duhur. Nuk duam të shfaqemi shumë të lexueshëm, nuk duhet ta kuptojnë mënyrën tonë të lojës.

Përgjithësisht, futbolli është shumë i thjeshtë, nuk dua të festoj momente të veçanta, dua të fitoj ndeshjet e mia. I thashë ekipit sot në mëngjes: duhet të shfaqemi si ekip, jo një ekip ku dallohen individualitetet.

Dukemi si një ekip i vërtetë, kemi drejtues të mirë që besojnë shumë te ne. I jam mirënjohës dhe falënderues atyre për përgjegjësinë që më kanë dhënë. Dua t’i gëzoj. Duhet të investojmë shumë, shpresoj që të shpërblehemi për punën tonë. Gjykimi? Kam mësuar disa gjëra, na u mohua një penallti në miqësoren me Kastriotin. I thashë lojtarëve që duhet të shënojmë nga 3 gola, kështu na shtohen shanset për të fituar”, thekson trajneri i Vllaznisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!