Brdariç: VAR gaboi te goli i anuluar i Çobës, duhet ta kishim mundur Teutën

schedule22:26 - 18 Shtator, 2021

schedule 22:26 - 18 Shtator, 2021

Vllaznia nuk ia doli të fitojë sot ndaj Teutës në një ndeshje, ku episodet ishin në favorin e tyre, por në fund barazuan 1-1. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

“A e përtyp rezultatin pa gjithë asaj ç’ndodhi? Kjo është arsyeja përse e dashurojmë futbollin. Dhemb kur je me një lojtar shumë. Duhet të kishim fituar, mund të ndihemi të zhgënjyer, por nuk jemi.

Më vjen që e kemi VAR-in. Duhet të përballemi me vendime në të mirë dhe në dëmin tonë. Nuk e kuptoj në situatën e fundit që ne shënuam sepse mua nuk m’u duk pozicion jashtë loje dhe nuk mendoj se ishte. Nëse e shikojmë Selmanin, e ka këmbën e shtyrë para dhe është para Aralicas.

Nuk e di përse kur ishim në avantazh nuk ishim të sigurt dhe të qetë. Duhet të ishim më të përmbajtur në ato momente. Doja t’i zëvendësoja më herët lojtarë, por vendosëm të prisnim pak, por pësuam dhe kjo është diçka që ndodh.

Gurishta në qendër të mbrojtjes? Ai luajti mirë. Vetëm në një rast pësuam gol dhe ishte me Adilin. Duhet të ishin marrë vesh më mirë në atë moment”, tha Brdaric. /abcnews.al