Brdaric: Tifozët le të ëndërrojnë! Këtë Vllazni po e respektojnë të gjithë

schedule00:00 - 22 Janar, 2021

schedule 00:00 - 22 Janar, 2021

Vllaznia kryeson Superioren me 9 pikë më shumë se Teuta dhe Partizani, ndërkohë që trajneri Thomas Brdaric është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC. Ai flet për shumë tema, ndërkohë që ngacmohet në lidhje me diferencën që kanë me Tiranën.

“Duhet t’i respektojmë të gjithë skuadrat, jo vetëm Tiranën. Për ne kjo ndeshje kundër është e vështirë. Duhet të fokusohemi, nuk duhet ta mbajmë mendjen veç te skuadrat e mëdha. Vllaznia duhet të marrë çdo skuadër seriozisht. Është e kuptueshme se çfarë doni të dëgjoni nga unë, por ne jemi në një situatë komode”.

“Të gjithë po e respektojnë skuadrën, pasi e kemi merituar me pikët, paraqitjet dhe përkushtimin. Kjo është bërë me shumë seanca stërvitore, me ndërgjegjësim që jemi të aftë. Jam krenar që jam trajner i këtij ekipi”.

“Festa në Shkodër ishte një moment i veçantë. Mendoj se kjo është një nga kulmet e kësaj gjendjeje. Të gjithë e kuptojnë se në çfarë gjendje jemi tani”.

“Askush nuk ka folur për titullin. Po e shijojmë këtë moment. Jemi në një proces, nuk jemi në një situatë që na e kanë dhuruar. Brenda gjashtë muajsh, nga beteja për mbijetesë jemi këtu. Duhet të jemi të përulur dhe të shijojmë momente. Euforia duhet lënë jashtë.

A mund ta fitojmë titullin? Tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë. Ne duhet të punojmë fort dhe të besojmë. Duhet të jem kërkues në stërvitje. Objektivi janë tre pikët çdo javë. Për këtë po punoj”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!