Nesër do të luhet java e fundit e fazës së parë në Superiore. Test i vështirë për Vllazninë kryesuese, që do të përballet në Laç me bardhezinjtë vendas. Trajneri i ekipit shkodran, Thomas Brdaric foli në konferencën e zakonshme për shtypin rreth sfidës ndaj djemve të Shpëtim Duros (e shtunë, 13:45).
PËRGATITJET – “Pardje edhe dje jemi fokusuar të gjithë te Laçi, është një skuadër më e mirë se të tjerat që kemi luajtur deri tani. Shohim pikat e tyre të forta dhe të dobëta. E kemi studiuar dhe dimë çdo gjë për ta”.
STRATEGJIA – “Dihet se ekipi i Laçit është i fortë. Kanë një fushë të vogël dhe kjo është problem. Do tregojmë ‘dhëmbët’ dhe forcën tonë. Çdo gjë do shihet në fushë dhe do tregojmë strategjinë tonë. Do t’i përshtatemi situatës dhe ekipet e tjera kanë respekt për lojën që ne bëjmë”.
KUNDËRSHTARI – “Kanë një trajner dhe sistem të ri loje. Kanë një trajner të mirë dhe kam respekt. Në ndeshjen me Laçin kemi një favor, në ashpërsinë e tyre ata kanë mungesën e tifozave që është mirë për ne në transfertë”.
ATMOSFERA – “Ka qenë një javë e mirë, stërvitja dhe ndeshja janë tjetër dhe marrëdhëniet në ekip janë tjetër. Atmosfera ka qenë në ekip edhe pas rezultateve jo të mira. Jehona në Gjermani dhe Altin Lala? Të shohim rezultatet pas çdo momenti. Duhet të mbajmë ritmin në çdo duel.
E vlerësoj Lalën dhe fjalët e tij. Në futboll kur fiton je Zoti, ndërsa pas mungesës së rezultateve ndryshon gjithçka. Ne kemi një atmosferë të mirë dhe duhet të qëndrojmë në këto ujëra”.
GJOBA NGA DISIPLINA – “Të kemi herë tjetër kujdes. Klubi nuk ka lek të paguajë gjoba për këtë formë. Nëse dyert do hapeshin në stadium do ishin më shumë se 10 mijë veta. Kjo gjë ndodhi dhe nuk kemi çfarë bëjmë”. /abcnews.al