Thomas Brdaric, pas ndeshjes që Vllaznia luajti me Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”, foli gjerë e gjatë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, duke analizuar humbjen 1-2 ndaj bardhezinjve të Duros.
NDESHJA – “Dua të uroj skuadrën e Laçit për fitoren, e merituan. Sot kishim një mundësi shumë të mirë për të vazhduar rrugën tonë. Laçi ka shumë lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë. Megjithatë edhe ne i ndihmuam ata për të ecur përpara”.
HUMBJA – “Nuk do ndikojë shumë në ecurinë e skuadrës, kemi treguar edhe herët e tjera se dimë të rikthehemi. Duhet të punojmë shumë për t’u rikthyer te fitoret”.
SHEHU – “Momenti i parë dukej shumë i ashpër, por edhe tani që e shikoj duket një karton i kuq. Nëse nuk do tërhiqte këmbën Kruja, do i thyhej këmba”.
KRYMI – “Skuadra e ndjeu mungesën e Krymit, por skuadrës i kemi dhënë gjithmonë zemër, pasi e dimë që do kemi mungesa, si nga kartonët dhe dëmtimet”.
TAKTIKA – “Në këto moment nuk mund të flas për taktikë, pasi kemi luajtur edhe më parë kështu. Sot kemi bërë gabime, e humbëm ndeshjen nga gabimet tona. Kundërshtari e fitoi ndeshjen nga gabimet tona. Duket ta analizojmë ndeshjen me kujdes”. /abcnews.al