Brdaric: Po shijojmë momentin, Vllaznia ime gjithmonë sulmuese. Tirana? Konfuze

schedule23:28 - 23 Nëntor, 2020

schedule 23:28 - 23 Nëntor, 2020

Thomas Brdaric po bën një punë shumë të mirë te Vllaznia dhe kryeson Kategorinë Superiore me ekipin shkodran. Kuqeblutë kanë ndryshuar për mirë dhe në qytetin më të madh verior është rikthyer entuziazmi i munguar prej kohësh.

Vllaznia ka filluar t’i bëjë sërish krenar tifozët e shumtë. Trajneri gjerman, në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC, prek disa tema, duke nisur prej fitores emocionuese (3-2) kundër Tiranës.

Po, sigurisht. Po e shijojmë këtë moment. E meritojmë, po e shijojmë, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort. Jemi shumë larg ndeshjes së fundit, jemi në fillim të kampionatit.

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 6 muajsh. Për momentin jemi në krye, e meritojmë, por të mërkurën kemi ndeshjen e radhës dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.

Tirana? Ata janë pak konfuzë, për shkak të ndryshimit të trajnerit. Pashë një tjetër fytyrë të tyre, nuk ishin shumë të përgatitur si më parë.

Fitore me fat? Arbitri e nis ndeshjen dhe e mbyll atë. Ne jemi një ekip që na pëlqen të sulmojmë dhe nuk u dorëzuam deri në fund. E shfrytëzuam momentin, por nuk mund ta quaj fat“, deklaron Brdaric. /abcnews.al