Brdaric: Nuk jemi ekip i klasit evropian, të mësojmë nga kjo ndeshje

schedule19:18 - 24 Janar, 2021

schedule 19:18 - 24 Janar, 2021

Vllaznia u ndal në një barazim pa gola kundër Kastriotit dhe normalisht në kampin shkodran nuk janë të kënaqur. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport foli trajneri i kuqebluve, gjermani Thomas Brdaric.

Ne nuk jemi një ekip i klasit evropian, por na duhet të punojmë dhe të përfitojmë javë pas jave. Nuk është e thënë që ne do të fitojmë gjithmonë.

Sot ka qenë një ditë e vështirë për të luajtur futboll, klima, shiu, era patën ndikimin e vet. Patëm një rast të pastër, por ishte e pamundur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sot.

Luajtëm më shumë ne, patëm shanse më tepër dhe e mbajtëm topin më shumë se Kastrioti. Gjithsesi, ne akoma kemi 7 pikë më shumë se të tjerët në renditje.

Duhet të luajmë më mirë, pa gabimet e sotme. Edhe gjykimi ka pasur gabimet e veta. Rituali i fundit të ndeshjes në mes të fushës, pse mungoi sot? Ishte problemi i shiut, prandaj nuk u mblodhëm.

Ndeshja shkoi ashtu siç shkoi 0-0, kështu që morëm vetëm një barazim sot. Kemi pasur mundësi të fitojmë, por nuk dua të komentoj për futbollistët që nuk ishin sot në fushë.

Reagimi? Duhet të jemi me këmbë në tokë, duhet të mësojmë shumë nga ndeshja e sotme“, përfundoi trajneri i ekipit shkodran. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!