Brdaric: Nuk bërtasim “titulli, titulli”! Goli më i bukur? As nuk e di kush shënoi

schedule18:56 - 8 Nëntor, 2020

schedule 18:56 - 8 Nëntor, 2020

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas ndeshjes që shkodranët luajtën në Korçë ndaj Skënderbeut, foli në një lidhej direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Gjermani fillimisht tha: “E dimë situatën në qytetin, për dëshirën e madhe. Tani kemi nisur një projekt të ri. Kur fiton duket e lehtë, por ishte një punë e fortë dhe duhej kujdes.

Ndeshjen e fundit më pyetën për objektivat dhe nuk kemi objektiva të mëdha. Duam që të jemi kompetitivë, të japim maksimumin në çdo ndeshje duke qëndruar me këmbë në tokë. Normalisht jam i kënaqur me atë ekipi bëri në fushë”.

“Situata nuk është normale dhe gjithçka ndodh. Luajmë pa tifozë, por për ta e për vete, luajmë për nëj klub të madh dhe duhet shumë pasion për ta bërë diçka të tillë. Duhet ta mbajmë atmosferën lart dhe nuk është objektiv i lehtë ky. E kemi nisur mirë dhe duhet ta shijojmë. Normalisht duhet të punojmë fort në të ardhmen”.

“Jemi duke ndërtuar një ekip të ri dhe duhet kohë e durim. E kam thënë që në fillim. Duhet të jemi të kujdesshëm me ato që themi. Nëse vazhdojmë kështu, është sukses. Duhet përulësi dhe punë, kështu arrihen suksese”.

“Goli më i bukur? Unë nuk e di as kush shënoi sot. Luajmë bashkë, mbrojmë bashkë dhe nuk më intereson kush. Aksionet ishin të bukura dhe nuk është se më intereson shumë kush shënon”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!