Brdaric: Nesër për barazim? Flasim pas ndeshjes, shkoj mirë me Martinin

schedule14:36 - 24 Nëntor, 2020

schedule 14:36 - 24 Nëntor, 2020

Thomas Brdaric po bën shumë mirë më Vllazninë e tij dhe nesër do provojë të vazhdojë këtë ecuri ndaj Teutës, pretendente për titullin. Sot trajneri i shkodranëve doli në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe tregoi rreth situatës në dhomat e zhveshjes dhe gjendjes skuadrës.

TRIUMFI NDAJ TIRANËS – “Kemi marrë shumë përfitime nga ndeshja e fundit. Kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vijojmë me përgatitjet për të bërë mirë. Për ne dhe për zonën e Shkodrës ishte një ndeshje e mirë. Duhet ta dimë sesi do ta përdorim këtë rezultat.

Ne e dimë se nga vijmë. Është ndeshja e parë e sezonit jashtë, pas sukseseve dhe kemi shumë pritshmëri. Duhet të vijojmë me këtë atmosferë pozitive dhe askush nuk e priste që të merrnim tre fitore në fillim të sezonit”.

GRUPI – “Fokusi është nesër. Jemi mirë dhe të plotësuar. E dimë se për ne do jetë sfidë e vështirë. Mbyllëm kapitullin me Tiranën dhe të mendojmë për nesër”.

PRESIONI – “Është mirë të ketë tension dhe presion. Është ai që na mban të fokusuar. Duhet të shkojmë te suksesi dhe jo të kemi frikë nga ajo që na pret”.

BARAZIMI? – “Gjithmonë kjo pyetje. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për fitore. Është ndeshja parë në transfertë dhe do të flasim pas ndeshjes”.

OBJEKTIVI – “Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re dhe nuk jemi të kënaqur me pak. Duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të besojmë se me uri në fushë të luajmë për të fituar. Çdo sukses ka çmimin e vet. Duhet të kemi motivim dhe të rritemi si ekip”.

EDI MARTINI – “Jam në kontakt me të, kam marrëdhënie të mira dhe ai do të ketë sukses te Teuta. Jam këtu të stërvis lojtarët e mi për të fituar”, përfundoi tekniku kroato-gjerman. /abcnews.al