Vllaznia nuk fitoi dot ndeshjen e katërt radhazi. Këtë herë barazoi 1-1 kundër Egnatias dhe trajneri Thomas Brdaric pas ndeshjes deklaroi për Supersport në emisionin “Gol pas Goli”: “Është e rëndësishme të analizojmë mirë ndeshjen edhe të mos gjejmë alibi.
Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë ishim të ngadaltë me topin. Më pas edhe në mesfushë. Kishim mundësi të dilnim përpara por nuk e di pse nuk e bëmë. Më pas pësuam gol, por sërish ishim të ngadaltë. Mendoj se sot kishim mungesë efikasiteti dhe kjo na penalizoi.”
“E rëndësishme është të jesh i bindur përpara ndeshjes që kjo sfidë mund të fitohej dhe unë kisha një ndjesi të mirë përpara këtij takimi. Më pas skuadra ishte në vështirësi përballë një ekipi të organizuar mirë siç është Egnatia, të cilës dua t’i bëj komplimente. Më pas çaluam”.
“Duhet të kemi përqendrim maksimal në çdo ndeshje dhe nuk e pash në pjesën e parë. Pash disa lojtarë që nuk e kishin fare këtë sepse e kishin marrë lehtë këtë ndeshje, gjë që nuk u pa sot në fushë. Kur vë synimin për të qenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit, këto gabime duhen të evitohen dhe mendoj se kjo sfidë nuk u fitua prej gabimeve tona”.
“A ju duhet një sulmues? Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer nga mungesa e golave të ekipit. Ata nuk po arrijnë të realizojnë dhe ne duhet të flasim me ta për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë”. / abcnews.al