Brdaric karikon shkodranët: Vllazni tjetër në “Loro Boriçi”, besojmë te kualifikimi

schedule23:09 - 22 Korrik, 2021

schedule 23:09 - 22 Korrik, 2021

Vllaznia u mund 0-1 në ndeshjen e parë nga AEL Limmasol, por shkodranët nuk dorëzohen dhe do tentojnë në Shkodër kalimin në turin e tretë të Conference League.

Trajneri Thomas Brdaric ka besim se mund t’ia dalin dhe e ka shprehur këtë edhe në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes.

“Jam besimplotë për ndeshjen e dytë. Sot skuadra tregoi një paraqitje të mirë. Edhe kur nuk kishim topin, në minutat e fundit të pjesës së parë, ne bëmë presing, nuk i lejuam të bënin lojë.

Ata kanë lojtarë të mirë, me cilësi individuale. Ata shënuan një gol në shtesë, por mund ta pranojmë një gjë të tillë.

Duhet të ishim më të vendosur në zonën kundërshtare. Gjithsesi krijuam 2-3 situata të mira. Skuadra bëri sot një punë të mirë, por shpesh duhet fat të gjesh rrjetën.

Mendoj se në përgjithësi është një eksperiencë e mirë për ne dhe mendoj se në Shkodër do të jetë një ndeshje e ndryshme.

Problemet fizike? Nëse nuk je në 100% është e vështirë të luash futboll, por bëmë më të mirën dhe shpresoj që në javën e ardhshme, në ndeshjen e kthimit të gjithë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Çoba dhe Paloka? Ne mbështetim gjithmonë lojtarët që e meritojnë të luajnë. Këtë vit mund të jetë ndryshe, pasi kemi cilësi te të rinjtë. Edhe ata duhet të mësojnë që të tregojnë në stërvitje përkushtim, të bëjnë maksimumin për t’u përmirësuar.

Ne i kemi hedhur në fushë dhe ata duhet të shfaqen më profesionalisht. A besoni në përmbysje në “Loro Boriçi”? 100%”, përfundoi Brdaric. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!