Brdaric: Jam krenar për lojën, Da Silva nuk reagoi mirë! Çfarë ndodhi

schedule22:26 - 15 Janar, 2022

schedule 22:26 - 15 Janar, 2022

Thomas Brdaric, pas ndeshjes me Tiranën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:  “Jam shumë krenar për paraqitjen që bëri ekipi sot. Ishim të motivuar sot për të dhënë më të mirën dhe për të dalë për tre pikë. Ku duhet të përmirësohemi? Te gjetja e rrugës së rrjetës|.

“Nuk dua të ankohem për rastet e humbura, punojmë dhe flasim gjatë gjithë javës sa i përket finalizimit. Ishim solidë dhe jam i kënaqur përveç golit që mungoi”.

“Da Silva? Doktorët na sinjalizuan që Da Silva nuk ishte gati të vazhdonte lojën dhe unë ndërhyra shpejt që të kryenim zëvendësimin, nuk doja të mbeteshim me një lojtar më pak në një ndeshje kaq të fortë. Lojtarët duhet ta pranojnë kur zëvendësohen.

Kemi shumë adrenalinë gjatë ndeshjes, nuk e kishim në plan ta ndërronim Da Silvën. Duhet të pranojmë se reagimi nuk ishte i mirë. Do ta flasim këtë, pasi edhe ai nuk e kupton se ishte çështje kohe zëvendësimi i tij, pasi kishte një çarje në kokë.

Duhet të gjejmë një zgjidhje që të gjithë të jenë nën kontroll. Brenda apo jashtë situata shihet ndryshe, nuk duam të krijojmë polemika, kemi një komunikim të shëndetshëm.

Ne e ndërruam Da Silvën se kishte një problem shëndetësor, kur të ketë një dhimbje koke gjatë darkës, ai do e kuptojë këtë që bëri sot”, tha Brdaric. / oversport.tv

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!