Vllaznia ishte shumë pranë humbjes sot ndaj Tiranës, por një gol i Imerit në minutën e 75-të i dha barazimin shkodranëve. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i klubit shkodran, Thomas Brdaric.
“Nuk mund të them asgjë, por mund të flas vetëm për ndeshjen në vija të përgjithshme, jam i lumtur për golin e shënuar. Shtatë pikë avantazh nuk janë pak dhe jemi të kënaqur deri më tani.
Nuk kam çfarë them për rastet e humbura, por në përgjithësi ne luajtëm mirë. Të dyja skuadrat kishin disa mundësi. Nuk kam asgjë për të thënë për të ardhmen në merkato, jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, që kam në dispozicion”, u shpreh Brdariç. /abcnews.al