Brdaric: Imeri e mori vetë penalltinë, tregoni durim ndaj Vllaznisë time

schedule18:31 - 8 Mars, 2021

schedule 18:31 - 8 Mars, 2021

Rivalët u frenuan dhe Vllaznia kryesuese kishte një shans të mirë sot për dërguar në tre pikë distancën me ndjekësit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kuqeblutë e mbyllën në barazim pa gola takimin shtëpiak me Kukësin. Shumë raste të humbura, mes tyre edhe një penallti nga ana e Imerit, teksa trajneri Thomas Brdaric analizoi përballjen e sotme për Supersport.

Në përgjithësi, jemi të gjallë, jemi aty treguam një qëndrim të mirë dhe krijuam shumë raste, më shumë se Kukësi. Ndeshja shkoi siç shkoi, por djemtë e mi bënë gjithçka për të fituar ndeshjen. Duhet të ishim treguar më agresivë në rastet e krijuara.

Penalltia? Hoxhaj ishte zgjedhur të godiste. Imeri mori topin dhe donte të shënonte, Hoxhaj u largua. Duhet t’i japim besim lojtarëve, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësitë e tyre. Por, sot ishte një vendim i gabuar për të goditur nga ana e Imerit.

Jemi në pozita shumë të mira, por në futboll është e nevojshme të kesh besim. Sot zgjodhëm të jemi kompaktë, patëm shumë raste në pjesën e parë. Kampionati është i gjatë dhe duhet të përballesh me të gjithë kundërshtarët me besim. Strategjia e sotme ishte e mirë mendoj, por nuk rezultoi efektive në fund. Tentuam ta kapim Kukësin edhe me kundërsulm, prandaj ia lejuam në disa momente qarkullimin e topit.

Sulmi? Të gjithë sulmuesit kanë punuar mirë gjatë javës. Biseduam me të gjithë në lidhje me vendimet e marra. Në ditët e fundit vendosëm që Dilaver të mos e niste si titullar. Ai  e ka besimin tim, ka qenë i pafat me Teutën, por është një lojtar që e vlerësoj dhe do të rikthehet më i fortë. Është sulmues shumë i rëndësishëm. Ka nevojë të tregohemi pak të duruar me lojtarët“, përfundoi Brdaric. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!