Vllaznia u mposht nga Kukësi dhe trajneri Thomas Brdaric sigurisht që nuk është i kënaqur me rezultatin e skuadrës së tij. Gjermani, pas ndeshjes me verilindorët, deklaroi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport:
“Na dhemb shumë kjo humbje, por nuk duhet të qajmë. Nuk kemi kohë, duhet të shohim përpara për ndeshjet e tjera. Duhet ta analizojmë këtë ndeshje në mënyrë pozitive dhe të mbledhim forcat për ndeshjet në vazhdim”.
“Shumë lëvizje në fillimin e pjesës së dytë? Zëvendësimet i bëmë pasi na duheshin lojtarë në zonë për të shënuar. Pësuam dy gola dhe strategjia jonë ndryshoi, e kishim menduar ndryshe”.
“U thashë djemve se ishte kohë e mirë dhe fusha ishte perfekte për të luajtur, por do të ishte një betejë brenda fushës së blertë. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë. Presion ka, por brenda limiteve”.
“Dilaver? Pësuam dy gola dhe duhet të reagonim. Zëvendësimet ishin të drejta. Shanset i kishim për të shënuar. Dilaverit i duhej pak pushim, pasi ka luajtur në të gjitha ndeshjet. Imeri ishte lëvizje teknike, strategjia jonë ndryshoi”.
“Jemi një skuadër dhe nuk kemi vetëm 11 lojtarë dhe një formacion. Imami nuk është në një situatë të lehtë, pasi ka disa kohë jashtë për shkak dëmtimi. Duhet të presë momentin e tij, kemi nevojë për të, sikurse edhe për Dilaver. Kam nevojë për lojtarë të freskët në fushë”. /abcnews.al