Vllaznia fitoi në limite kundër Bylisit, me një gol të Ardit Hoxhajt dhe normalisht trajneri Thomas Brdaric është i kënaqur me këtë rezultat të marrë. Pas ndeshjes, gjermani foli në një lidhje direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Mendoj se sot ishte një ndeshje e veçantë dhe e vështirë në këtë fushë. Skuadra besoi shumë dhe në sekondat e fundit arritëm të fitonim dhe jam i lumtur për këtë. Nuk e dimë se ku luajmë më mirë në sulm apo mbrojtje.
Fitojmë dhe humbin të gjithë, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Ishte fitore e rëndësishme. E dinim se ka për të qenë e vështirë sepse është e vështirë këtu dhe luajtëm edhe me topa të gjatë. U desh të bënim disa ndryshime taktike dhe në fund ia arritëm të fitonim.
Është shenjë e mirë që po japim shembull të mirë, të gjithë luajmë së bashku, e kanë kuptuar se çfarë unë kërkoj nga lojtarët dhe po bëjnë gjithçka siç duhet”, përfundoi Brdaric. /abcnews.al