Brdaric: Çdo ndeshje është vendimtare. Mungesat? Nuk kam “dhimbje koke”

schedule13:43 - 6 Mars, 2022

schedule 13:43 - 6 Mars, 2022

Vllaznia do të udhëtojë  në “Elbasan Arena” për tu përballur me Kukësin në sfidën e javës së 24-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet në orën 16:45 ditën e nesërme.

Një takim që do të luhet për vendin e 3-të mes dy skuadrave të cilat kanë edhe të njëjtën kuotë pikësh në tabelën e klasifikimit.

Në konferecën për shtyp trajneri Thomas Brdaric ka folur për përballjen me verilindorët, ndërsa ka theksuar se nuk iu trembet mungesave dhe se gjithsesi do të marrë rezultat pozitiv.

Vendimtare me Kukësin? Për mua çdo ndeshje është deçizive. Nesër, për mua është vazhimi i një serie ndeshjesh që duhet të fokusohemi sepse kemi kundërshtarin me pikë të njëjta në renditje. Duhet të kemi përqëndrim te ajo që ne mund të bëjmë, për të mbajtur larg Kukësin.

Da Silva, Gurishta, Jonuzi dhe Hoxhaj mungesa – Nuk kam “dhimbje koke”. Kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili do tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel.

Derbi 0-0 – Më pëlqen ky rezultat. Sigurisht që nuk kemi interes për ndeshjet e tjera, por ishte një duel që u luajt në një atmosferë të mirë.

Shansi për të lënë pas Kukësin – Nuk kam dëshirë për fjalë, ta tregojmë në fushë që dimë të fitojmë. Lojtarët e kanë marrë planin e ndeshjes. Kampionati vijon dhe do jemi në fokus edhe pas kësaj ndeshje.

Humbja e tyre 5-0 me Partizanin – Nëse i jep ekipeve hapësira, në Shqipëri kanë treguar se të ndëshkojnë, Kjo i ndodhi Kukësit, që humbi përqëndrimin. Partizani i pati hapësirat dhe gjeti pesë gola”, deklaron Brdaric. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!