Brdaric: Askush si tifozët tanë, t’i gëzojmë nesër. Tirana? Vetëm për 3 pikë

schedule11:40 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:40 - 26 Shkurt, 2021

Vllaznia është gati për duelin me Tiranën. Ekipi kryesues pret kampionët në fuqi ditën e nesërme në “Loro Boriçi” (13:00) dhe fitorja është alternativa e vetme, synim që e thekson trajneri Thomas Brdaric në konferencën e zakonshme për shtypin, aty ku flet edhe rreth pritshmërive të tifozëve.

TIRANA – “Po e presim mirë ndeshjen e nesërme, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, por edhe faktin që tifozët shkodranë mezi po e presin. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës dhe te lojtarët e mi.

E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur prej nesh. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme. Kam parë ekipin gjatë javës dhe jam i bindur për fitore. Kam një staf të mrekullueshëm, teksa lojtarët ndodhen në formë shumë të mirë”.

TIFOZËT – “Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër duhet të bëjmë më të mirën tonë, me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu. Po ndërtojmë atë Vllazni që presin të gjithë”. /abcnews.al