Teuta dhe Laçi luajnë nesër përballjet e kupave të Europës. Durrsakët presin Beitar Jerusalem dhe kjo përballje luhet prej orës 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”. UEFA ditën e sotme ka publikuar edhe listën e lojtarëve të regjistruar për ndeshjet e Europa League dhe nuk ka ndonjë surprizë, përveç ndonjë të riu të marrë nga moshat.
LISTA E TEUTËS NË EUROPA LEAGUE
Portierë: Stivi Frashëri, Bobi Çeleski
Mbrojtës: Renato Arapi, Rustem Hoxhan, Kenan Hreljic, Fabio Beqja, Sebastian Salillari, Blagoja Todorovksi, Artan Jazxhi, Klevis Lushaku, Alexandros Kouro
Mesfushorë: Albano Aleksi, Arbër Çyrbja, Ledio Beqja, Iran Da Conceicao Goncalves Junior, Florent Avdyli, Emiliano Vila, Endri Qehaja
Sulmues: Blerim Krasniqi, Lorenco Vila, Rubin Hebaj, Aldrit Oshafi, Ildi Gruda, Dejvid Kapllani
UEFA ka publikuar edhe listën e Laçit, për ndeshjen me Kesla në Baku. Lucas Ramos mund ta llogaritet nga trajneri Armando Cungu, i cili duhet të vendosë për formacionin që do të zbresë në fushë në sfidën e nesërme, që nis prej orës 19:00. /abcnews.al
LISTA E LAÇIT NË EUROPA LEAGUE
Portierë: Edmir Sali, Alen Sherri
Mbrojtës: Rudolf Turkaj, Renato Malota, Dorian Kërçiku, Endrit Marku, Albion Marku, Aleksandar Ignjatovic, Adolf Selmani
Mesfushorë: Julian Shehu, Lucas Ramos, Regi Lushkja, Ardit Deliu, Donald Rapo, Klejdi Rapo, Teco
Sulmues: Redon Xhixha, Kyrian Nëabueze, Mentor Mazrekaj, Fatmir Prengaj