Brazil/ Bandat e drogës organizojnë “shtetrrethime” për të mbrojtur të varfërit nga përhapja e COVID-19

schedule08:45 - 26 Mars, 2020

schedule 08:45 - 26 Mars, 2020

Koronavirusi prej javësh është kthyer në armikun e përbashkët të të gjitha shteteve, teksa duket se ka bërë bashkë të gjithë njerëzit në këtë betejë të ashpër.

E kjo teori është vërtetuar së fundmi në Brazil, ku në mungesë të ndërhyrjes së qeverisë, trafikantët e drogës janë kthyer në  “mbrojtësit” e mijra njerëzve shkruan The Guardian

Trafikantët e drogës në një nga lagjet më të njohura të Rio de Janeiros kanë impovizuar një “shtetrrethim”, me qëllim mbrojtjen e banorëve të varfër të lagjes nga koronavirusi.

Ditët e fundit, ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusinë Brazil ka shkuar në 46, anëtarët e bandave kanë dalë në lagjen e Cidade de Deus (Qyteti i Zotit) në Rion perëndimore, duke porositur banorët të qëndrojnë brenda në shtëpi pas orës 8 të mbrëmjes.

Fundjavën e kaluar, një nga lagjet e varfëra të Brazilit – i bërë i famshëm nga grupi i vitit 2002 i Fernando Meirelles me të njëjtin emër – u bë zona e parë e tillë që regjistroi një rast me COVID-19.

Kështu, në përpjekje për të parandaluar infeksione të mëtejshme, drejtuesit e bandës “Komanda e Kuqe” që kontrollojnë këto lagje,  kanë porositur banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Një video e regjistruar në Cidade de Deus që ka qarkulluar në mediat sociale këtë javë, tregon një altoparlant që transmeton alarmin: “Kushdo që bën rrëmuja ose shëtit jashtë do të dënohet”.

Një banore e zonës ka thënë se në mungesë së ndërhyrjes së shtetit, trafikantët “janë detyruar” të marrin masa.

Anëtarët e bandës po qarkullojnë në qytet duke u thënë 40,000 banorëve të tij:

“Ne po imponojmë një shtetrrethim sepse askush nuk po e merr seriozisht virusin. Është më mirë të qëndroni në shtëpi dhe të kënaqeni.”

Mirëpo, gangsterët e “Qytetit të Zotit” nuk janë të vetmit që kanë marrë rolin e autoriteteve në lagjet e dendura të Rio-s, të cilat janë shtëpia e rreth 2.7 milionë banorëve.

Edhe në Morro dos Prazeres, anëtarët e bandave u kanë bërë thirrje banorëve të lëvizin në grupe me jo më shumë se dy persona, ndërsa në Rocinha, një nga lagjet më të mëdha të Amerikës Latine, trafikantët gjithashtu kanë dekretuar një shtetrrethimi.

Në Santa Marta, një lagjes që gjendet nën statujën e Krishtit në Rio, trafikantët kanë shpërndarë sapun dhe kanë vendosur tabela pranë një shatërvani me mbishkrimin:

“Ju lutemi lani duart para se të hyni në lagje.”/abcnews.al