Braktisja e “Xhafaj” dhe mërzia e Berishës/ Institucionet e drejtesisë së re bojkotuan komisionin

schedule15:25 - 4 Tetor, 2024

schedule 15:25 - 4 Tetor, 2024

Kjo ftese e Komisionit te Fatmir Xhafajt për anti-korrupsionin është refuzuar pothuajse nga të gjithë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së re.

Pasi gjykata kushtetuese, e para dha përgjigjen refuzuese të mërkurën, disa insitucione të tjera nxoren ne publik letrat, që ia patën nisur me heret, Fatmir Xhafajt, kryetarit të Komisionit Anti-Korrupsion.

Nga gjykata kushtetuese tek Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, refuzuan.

I fundit te premten reagoi Këshilli i Lartë Gjyqësor.

bojkotin e theu vetem Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që kryesohet prej Mirela Bogdanit. KLP-ja ka çuar dy përfaqësues të saj,  Arta Mandro anetare jo prokurore dhe Vate Staka, anetar prokuror.

Panorama e pranimeve dhe refuzimeve për të qenë pjesë e punës së Komisionit “Xhafaj”, perkon me kete fotografi të vizitës së Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë.

Në atë vizitë, më 14 shkurt, Blinken zgjodhi të zhvillojë një takim me krerët e disa insitucioneve të drejtësisë, por jo me te gjithe.

ai takoi Metanin e ILD-së, Dumanin e SPAK, Zacaj e Kushtetueses dhe Sadushin, e Gjykatës së Lartë. me kete te fundit, thuhet se pati nje keshille me shume.

Pjesë e këtij takimi KLP. gjithashtu ne takim me blinken nuk ishin as prokurori I pergjithshem dhe as KLGJ, dy institucionet qe priten nje jave per te reaguar me ndrojtje nje refuzim mesa duket te sforcuar. Prokuroria e Përgjithshme bile, e la deren gjysem te hapur.

“Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit”, por foli per mundesine për të dhënë Opinione, mbi produketet e punës, kur mund ti kërkohet.

Në këto rrethana Komisionit Xhafajt do i duhet të punojë vetem me ekspertëtë e Kuvendit dhe te klp, për të realizuar qëllimin e vetë emrit të Komisionit, që u ngrit në qershor, atë  “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Ndoshta ishte rastesi, por keto refuzime filluan te beheshin publike pikerisht ne javen pasi ervin salianji, u fut ne burg, pasi gjykata e apelit mbajti ne fuqi padine e te vellait te Fatmir xhafes, ndaj deputetit demokrat.

Paradoksalisht i merzituri me i madh ndaj ketyre akteve, nuk eshte Fatmir Xhafaj.

“Këto janë një përpjekje, një luftë klanesh me të cilat duan të provojnë  se janë të pavarur nga Edi Rama. Por unë nuk marr për bazë këto”- tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!