Braktisja e grumbullit: Gjoba te Napoli, kryqëzohet Ancelotti

schedule15:20 - 6 Nëntor, 2019

schedule 15:20 - 6 Nëntor, 2019

E pritshme. Napoli do të marrë masa për futbollistët, pasi ata kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e klubit për t’u grumbulluar deri para ndeshjes me Genoan. Pas sfidës së luajtur në Champions, kundër Salzburg, lojtarët e Napolit janë larguar nëpër shtëpitë e tyre.

Trajneri Ancelotti, edhe pse ishte kundër vendimit, dhe stafi i tij kanë shkuar në rezidencën e vendosur për grumbullim. Në komunikatën e Napolit thuhet se do të ketë masa për lojtarët, ndërkohë që përgjegjësia kryesore ka rënë mbi trajnerin.

Nga ajo që raportojnë mediat italiane, gjobat për lojtarët mund të jenë deri në 5% ta pagave mujore. Sikurse kuptohet, ajo “kimia” mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe trajneri Ancelotti ka mbaruar, ndërkohë që nga Argjentina kanë dalë zërat e parë për një interesim të Boca Juniors për trajnerin italian. /abcneës.al