Braktisi fëmijët e mitur, procedohet penalisht 27 vjeçarja në Vlorë

schedule11:11 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 11:11 - 4 Dhjetor, 2021

Një 27 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Policia ka bërë me dije se e proceduara është shtetasja A.T. 27 vjeç, e cila është larguar nga banesa dhe ka vendosur që të lërë fëmijët e saj vetëm. Ajo do të akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T., 27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.Materialet i kaluan Prokurorisë,për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!