Braktisen llixhat e Dibrës

schedule15:39 - 9 Prill, 2019

schedule 15:39 - 9 Prill, 2019

Në Llixhat e Dibrës numri i frekuentuesve po ulet gjithnjë e më shumë. Kjo për shkak të mungesës së investimeve në godinë dhe në vaskat e ujërave termale.

Pak kohë më parë qytetarët ia arritën dhe penguan dhënien me koncesion të burimeve termale nga Këshilli i Basenit të Ujërave Drin-Bunë me qendër në Shkodër.

Por numri i rezervimeve në llixhat e Dibrës po bie. Jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, ata që vijnë këtu thonë se uji bën mrekulli, por duan më tepër kushte.

Godina vetë dhe vaskat e ujërave termale kanë nevojë për investime.

Pronarët e hoteleve thonë se shumë frekuentues po i drejtohen Elbasanit dhe Fushë-Krujës

Në burimet termale të Peshkopisë kërkojnë shërim mijëra persona çdo vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!