Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, është shprehur se partia e tij do të jetë paqësore në protestë.
“Iu garantoj që LSI do të jetë paqësore në protestë ditën e nesërme. Ne protestojmë për një të drejtë qytetare. Përsa i përket provokimit nga policia ne shpresojmë që të jenë në nivelin e duhur sepse në fund të fundit ata oficerë policie që ne nesër do t’i kemi përballë janë thjesht njërëz të këtij vendi. Janë prindër të këij vendi dhe ata vetë kërkojnë një jetë më të mirë në këtë vend”, u shpreh Brahimllari në Byro Politike.
Më tej Brahimllari shtoi se LSI është kujdesur që njerëzit të ruhen nga çdo provokim i policisë dhe i personave të tjerë.
“Ne kemi kujdes që njerëzit tanë të ruhen nga çdio provokim i policisë, por edhe personave të tjerë të cilët futen në turmë dhe provokojnë njerëzit”./abcnews.al