Vllaznia do të përballet me Kastriotin në sfidën e javës së 18-të të Kategorisë Superiore, një sfidë që do të luhet ditën e nesërme ne orën 13:45, në stadiumin e Kamzës.
Trajneri Thomas Bradic, në konferencën për shtyp ka folur për përballjen më krutanët, ku shprehet se është një ndeshje që është marrë shumë seriozisht nga shkodranët.
Tekniku i shkodranëve ka treguar gjithashtu se çdo pikë e lënë i “vret” shumë për shkak se në fund ndikojnë direkt te objektivat e tyre.
Kastrioti – “Ne përpiqemi për çdo ndeshje njësoj dhe nesër e marrim seriozisht. Është gjithçka e rëndësishme nesër. Kemi punuar shumë dhe mendojmë për rezultatin. I rëndësishëm është çdo dyluftim dhe top i fituar. Prandaj është çdo ndeshje e rëndësishme, si një finale dhe për ata është situatë e njëjtë. Ne do marrim më të mirën.”
Qendra e mbrojtjes – “Nesër kemi Adilin që është kthyer dhe normalisht do fusim formacionin më të mirë. Dianje është bërë prind dhe ka leje nga klubi. E urojmë për këtë gjë dhe i urojmë më të mirat, e presim në ditët në vijim.”
Grupi – “Jemi në punë për maksimumin. Ne përpiqemi për të marrë më të mirën nga lojtarët dhe mos lëmë hapësira për të marrë lojtarë të tjerë, sepse këtu futen presidenti dhe drejtori pastaj. Duhet tu japim mundësitë lojtarëve që kemi. Ata duhet të kuptojnë se nga ana psikologjike dhe fizike të transmetohet dhe perceptohet mirë.”
Mbyllja e gjysmës së sezonit – “Çdo ndeshje që kalon dhe çdo pikë që lëmë rrugës na vret, kemi bërë mirë deri tani, por me finalizimet nuk jemi mirë. Të bëjmë mirë me këtë pjesë dhe do jemi më mirë”, përfundoi Brdariç. /f.a/abcnews.al