Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brad dhe Jennifer bënë namin me fotot e fundit, reagon Angelina Jolie

schedule08:50 - 22 Janar, 2020

schedule 08:50 - 22 Janar, 2020

Le ta pranojmë që kryefjala e mediave ditët e fundit ka qenë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Ata u panë shumë të afërt në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “SAG Awards” dhe foto e tyre bënë xhiron e rrjetit.

Përpos takimit të tyre, në prapaskenë u pa mënyrës sesi Brad e ndiqte Jennifer-in teksa fliste pas marrjes së çmimit në event dhe të gjithë shpresuam për një rikthim.

Megjithatë dyshja nuk ka bërë ende asnjë reagim.

E vetmja që ka reaguar pas lajmeve është Angelina Jolie.

Burime për “Hollywoodlife” kanë treguar se aktorja nuk do t’ja dijë për lajmet dhe nuk shqetësohet aspak.

“Angelina e di shumë mirë që ata janë thjesht miq dhe nuk do lejojë që Jennifer ta marrë Brad-in”, tregon burimi.

Kujtojmë se Brad ka pak kohë që i ka dhënë fund martesës së gjatë me Angelina Jolie dhe jeta e tij private është në qendër të mediave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!