Në mungesë të kryeministrt Edi Rama, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillt të Ministrave është drejtuar sot nga numri dy i qeverisë Erion Braçe. Gjatë fjalës së tij, Braçe u ndal tek shtesat e pallateve, ku theksoi se për ato që janë me leje do të mbajnë përgjegjësi zyrtarët. Po kaq ai u bëri thirrje ndërtuesve që të marrin përsipër riparimin e pallateve të dëmtuara në Tiranë.
“ E fundit që kam, ka të bëjë me një fenomen që po e has gjithmonë. Çfarë do të bëhet me shtesat me leje dhe pa leje që janë bërë mbi pallatet e ndërtuara para viteve ’90. Tek ato që janë bërë me leje që rrezikojnë strukturën e pallatit, mbajnë përgjegjësi të gjithë zyrtarët që i kanë bërë. Ata që i kanë pa leje mbajnë përgjegjësi individët që i kanë bërë. Do të duhet ta kemi në vëmemendje edhe këtë fakt”, tha Braçe.
Më tej zv.kryeministri u shpreh se në krahasim me Durrësin, ndërtuesit e pallateve nuk janë paraqitur në Tiranë për të parë dëmet dhe se janë vetë banorët që po bëjnë ndërhyrjet. Braçe kërkoi që situata në Tiranë të merret nën kontroll.
“Ndërhyrjet e ndërtuesve në pallatet që janë ndërtuar. Më duket sporadike paraqitje e tyre. Në Tiranë nuk është paraqitur askush nga ndërtuesit. Janë banorët vetë që po ndërhyjnë në mënyrë të pakontrollur në ato mure. Procesi në Tiranë do të duhet të vihet nën kontroll. Unë personalisht kam marrë një seri shqetësimesh, që lidhen me atë që nuk duken. Kryesisht garazhet që janë sharruar kolonat. Duhet ti përgjigjemi banorëve. Puna për evidentimin e ndërtuesve të pallateve duhet të pëfshihet me ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit. Nuk kanë përmasëën e Durrësit por duhet tu japim siguri njerëzve. Së fundmi, ende nuk kemi një përgjigje për instrumentat finananciare. Do na duhet që sa më parë të keimi një instrument financiar”, u shpreh ai.
Ndërkaq, më herët ministri i Zhvillimit Rural, Çuçi u shpreh se sot përfundon strehimi i familjeve të viktimave.
“Po përgatitet bonusi i qerasë. Mbrëmë na kanë ardhur ndihmat nga Turqia, Kroacia, vijonë ndihmat nga Kosova”, tha ai teksa shtoi se prishja e objekteve jo të sigurta do të vazhdojë./abcnews.al