Braçe denoncim publik prokurorit: Nisi hetimet ndaj kreut të Kadastrës nga një kallëzim anonim

schedule16:06 - 5 Tetor, 2019

schedule 16:06 - 5 Tetor, 2019

Qeveria ka vendosur t’i hapë luftë publike Prokurorit Arjan Ndoja. Nisi si një denoncim i kryeministrit në Parlament, ndërkohë që paraditen e së të shtunës, numri dy i qeverisë Erion Braçe vendosi t’i bëj publikisht Vettingun prokurorit që 4 ditë më parë çoi prapa hekurave kreun e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Sipas Braçes arrestimi i zyrtarit të Kadastrës ishte një formë e hapur shantazhi nga prokurori i cili nisi hetimin nga denoncim anonim.

Ka verifikuar personalisht çdo leje të dhënë për kompleksin “Lura” dhe është i bindur se zyrtari i Kadastrës nuk e ka shkelur ligjin.

Paralajmërimin e ka të hapur edhe për Partinë Demokratike, zyrtarë të së cilës sipas numrit dy të qeverisë janë kapur në komunikime me personat që stisën këtë ngjarje kriminale.

Denoncimit publik të Prokurorit Ndoja iu bashkua edhe kryeministri Rama, i cili e shoqëroi denoncimin e zëvendësit të tij me bindjen se prokurori Ndoja nuk do të kalojë dot procesin e Vettingut.

Gjykata e Durrësit la në burg kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të Durrësit, Liridon Pula nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, si i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!