Botohet vepra e 4 e Mid’hat Frashërit në përkujtim të 70-vjetorit të vdekjes

schedule17:00 - 3 Tetor, 2019

schedule 17:00 - 3 Tetor, 2019

Botohet vepra e katërt e Mid’hat  Frashërit në përvjetorin e 70-të të vdekjes. Vepra përmban përshtypjet e udhëtimeve të tij dhe momenteve kyçe të historisë shqiptare. Studiuesi Uran Butka thotë se për vdekjen e Mid’hat Frashërit do të kërkojë ekspertizën e vdekjes në Amerikë.

Udhëpërshkrimet e botuara në shtypin shqiptar dhe të huaj shkruar nga Mid’hat Frashërit janë pjesë e veprës së katërt që sheh dritën e botimit në 70-vjetorin e vdekjes së tij.

Në këtë vepër janë përmbledhur përshtypje udhëtimesh, përshkrime gjeografike, historike, politike, e social-kulturore thekson drejtuesi i Institutit “Lumo Skëndo” Uran Butka.

Përshtypjet e udhëtimit në të gjithë hapësirën që nga Stambolli, në Shkup edhe në Prishtinë, duke e zgjedhur edhe si delegatë, në Elbasan, në Vlorë ku është zgjedhur si firmëtar i pavarësisë.

Butka thotë se ende mbetet mister vdekja e tij, ndaj për këtë do t’i kërkojmë ekspertizën e vdekjes SHBA-së. Instituti Lumo Skendo” do të botojë edhe veprën e pestë të Mid’hat Frashërit e cila do të përfshij përshtypjet e udhëtarëve të huaj për Shqipërinë, ndërsa në veprën e gjashtë edhe të shtatë do të përfshihen të gjitha letërkëmbimet e Mid’hat Frashërit.

Në këtë përvjetor u mbajtën edhe homazhe tek kodrat e liqenit ku prehen eshtrat e tij. Kujtojmë se vetëm një vit më parë përmes një ceremonie madhështore u vu në vend edhe amaneti i tij për tu preh në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!