Franca dhe Anglia do të luajnë sonte në orën 23:00 finalen e vogel të Botërorit, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, trajneri Ledio Pano se në ndeshjet gjysmë finale, Franca dhe Anglia treguan se nuk ishin të denja për të shkuar në finale.
Sipas Panos, Mbappe ka shanse për t’u bërë golashënuesi i botërorit.
Ndërsa trajneri Febron Ziu deklaroi se ndeshja e sotme do i shërbejë futbollistëve që nuk kanë pasur minuta.
Ledio Pano: Keq nuk është, por që ishin dy ekipe që pretendoninm të ishin në finalen e madhe. Por me lojën që treguan në lojën e fundit, treguan që nuk ishin të denja. Sot ka shanse Mbappe, ndërsa Kane nuk është. Nuk e dimë sesa Mbappe do jetë i gatshëm për të shënuar. Megjithatë, unë besoj se kjo ndeshje është morale më tepër. Përderisa me Spanjën ishte në hije, kjo ndeshje të ishte më tepër për lojtarët e tjerë.
Febron Ziu: Është ana morale, ata futbollistë që nuk kanë luajtur të tregojnë veten e tyre./abcnews.al



