Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Botërori” josh klubet/ FIFA mendon ta organizojë një herë në dy vjet turneun e ri

schedule11:15 - 19 Gusht, 2025

schedule 11:15 - 19 Gusht, 2025

Në fillim u prit me shumë polemika, por pas edicionit të parë të Botërorit të Klubeve të gjithë kanë ndryshuar ide.

Turneu i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u cilësua si një sukses sportiv dhe mbi të gjitha financiar nga FIFA. Po ashtu, përfitimet rekord të arkëtuara nga finalistët kanë bindur disa prej klubeve më të rëndësishëm të Europës.

Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Napoli i kanë kërkuar qeverisë botërore të futbollit që ky kompeticion të zhvillohet më shpesh, jo një herë çdo katër vjet siç është parashikuar, por çdo dy vite.



Vetë FIFA është e joshur nga kjo ide.

Madje ajo synon që të zgjerojë turneun, nga 32 në 48 skuadra.

Ndryshimet pritet të vihen në jetë pas turneut të ardhshëm në program në verën e vitit 2029, ku si fillim do të përcaktohet vendi ose vendet që do ta organizojnë.

Edicioni i parë i Botërorit të Klubeve shpërndau një shifër rekord prej 1 miliard dollarësh për skuadrat pjesmarrëse, ndërsa Chelsea si fitues i tij arkëtoi 125 milion dollarë.

Pikërisht këto shifra kanë joshur klubet, që në fillim ishin kundër organizimit të këtij turneu, por që tani kërkojnë ta luajnë më shpesh atë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!