“Botërori 2026” është më i madhi, por edhe më i pasuri në histori. FIFA vendosi në muajin prill të rrisë me 15% shpërblimet për 48 skuadrat finaliste, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 871 milion dollarë.
E thënë ndryshe. Të gjithë do të jenë të fituar. Çdo finalist ka marrë menjëherë 2.5 milion dollarë për shpenzimet operative si udhëtimi apo akomodimi, ndërsa ekipet e para që do të dalin nga turneu që në fazën e grupeve do të arkëtojnë një “paketë kompensimi” prej 9 milionë dollarësh secili.
Më të pasura do të bëhen finalistet e tjera që do të vazhdojnë rrugën pas grupeve, ndërsa pas çdo raundi shpërblimet do të rriten në mënyrë eksponeciale nga 9.4 deri në 27 milion dollarë për secilën nga katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Më pas copat më të mëdha të tortës së shpërblimeve do të ndahen në fund.
Fituesi i vendit të tretë do të fitojë 28 milion dollarë, finalisti humbës 33 milionë dollarë dhe skuadra që do të ngrejë Kupën e Botës, përveç triumfit sportive do të arkëtojë edhe 50 milion dollarë të tjera.
Kjo shifër e vënë në dispozicion nga FIFA është më shumë se dy herë më e lartë se Botërori I katër viteve më parë, që u zhvillua në Katar.


