“’Bota serbe’, rrezik për sigurinë e Ballkanit”, Ibishi: SHBA dhe BE i druhen një konflikti të mundshëm në republikën SRPSKA

schedule16:23 - 14 Qershor, 2024

schedule 16:23 - 14 Qershor, 2024

Emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Lidhur me këtë ka folur në emisionin “Ballkan Update”, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se “bota serbe” është tashmë një rrezik për sigurinë e rajonit

“Kjo gjendje e emergjencës tregon përkushtimin e SHBA për një paqe të qendrueshme në Ballkan, si një përgjigje ndaj kërcënimeve që janë reale, sidomos tani kjo ‘bota serbe’ po merr një zbatim të frikshëm dhe është një rrezik për sigurinë e rajonit.

Gjithë kjo vazhdimësi po shkon më tej. Mendoj që determinuese është dhe çështja e zgjedhjeve të SHBA, që do bëhen në nëntor të këtij viti dhe kjo është një fazë tranzitore, me rreziqe dhe kërcënime në pikëpamjen e zgjatjes së gjendjes së emergjencës”, tha ai.

Më tej, Ibishi ka theksuar se SHBA dhe Bashkimi Europian i druhen një konflikti të mundshëm në republikën SRPSKA. Ai ka thënë se mjafton një fije shkrepëse dhe shpërthen.

“Këtu duhet pasur parasysh edhe tendencat e përfshirjes së Ballkanit. SHBA në bashkëpunim me shtetet e NATO-s dhe të BE, me çdo kusht tentojnë të pengojnë këtë shtrirje. Mendoj që këto vende janë të vogla për një konflikt të mundshëm. Nëse mbështeten nga Rusia, atëherë rreziku ekziston për ndonjë konflikt të mundshëm. Mendoj që gjithë ky potencial, mjafton vetëm një shkrepëse dhe të shpërthejë. Strategjia e SHBA të ndalojë këtë implimentim të paqes, është me rëndësi, pasi kjo bota serbe po gjen implementimin praktik në terren. Pra, përmendet ndarja e republikës SRPSKA, mandej elementi pro rus në qeverisjen në Malin e Zi. Këto janë tendenca që rusët janë duke i mbështetur në shumë drejtime”, shtoi Ibishi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!