Bota nën “pushtetin” e koronavirusit, Samiti i G20 jep 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë

schedule19:42 - 26 Mars, 2020

schedule 19:42 - 26 Mars, 2020

Bota ndodhet nën “pushtetin” e koronavirusit që derimë tani ka shënuar mbi 23 mijë viktima dhe mijëra të infektuar. Ndërkohë ndikimi i pandemisë përveç jetëve të humbura një rol të rëndisishëm ka dhe në goditjen që i ka dhënë ekonomisë botërore.

Këtë të enjtje Samiti i G20, në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirus ka vendosur të jap shumën prej 5 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominë botërore.

Samiti i G20 është mbledhur online, ku marrin pjesë krerët e superfuqive botërore, që nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, deri tek ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Videokonferenca kryesohet nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit./abcnews.al