Boshatiset Kosova/ Policia ngre traun në Morinë

schedule08:42 - 22 Qershor, 2018

schedule 08:42 - 22 Qershor, 2018

Sot është një ditë fluksi në pikën kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra shtetas të Kosovës kanë kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet,

Dogana e Morinës ngriti traun mëngjesin e kesaj të premteje. Kontrollet ishte selektive dhe shumica e  kosovarëve u lanë të vazhdojnë udhëtimin pa vonesa.

Mijëra shtetas të Kosovës  kaluan kufirin në drejtim të Shqipërisë për fundjavë në bregdet. Jo vetëm ata por edhe zonat e tjera shqipfolëse.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pushuesve në Shqipëri. Vit pas viti numri për t’i kaluar pushimet në bregdetin jugor e atij verior vjen në rritje. /abcnews.al