Në Gjirokastër ka ardhur në rritje numri i studentëve që protestojnë. Këtë të mërkurë janë boshatisur auditoret dhe protestuesve të ditëve më parë, iu janë bashkuar edhe studentë t tjerë. Ata janë grumbulluar para godinës së universitetit, dhe orëve në vijim do të vazhdojnë të marshojnë nëpër qytet.
Edhe në Gjirokastër, gjimnazistët kanë lënë mësimin dhe janë bashkuar me studentët. Protesta ka nisur edhe në Korçë, ku studentëve iu janë bashkuar gjithashtu nxënës të gjimnazeve të qytetit. Ata u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’u bashkohen kauzës së tyre./abcnews.al