Borrell uron Begajn pas betimit si President: Mandati juaj fillon në një moment historik për Shqipërinë

schedule19:11 - 24 Korrik, 2022

schedule 19:11 - 24 Korrik, 2022

Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si President i Shqipërisë, duke e uruar këtë të fundit për postin e marrë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Borrell shkruan se mandati i Begajt vinte në moment historik kur Shqipëria kishte hapur negociatat për anëtarësim në BE dhe se kjo rrugë duhej të vazhdonte.

Reagimi nga Josep Borrell:

Urime Bajram Begajt për betimin si President i #Shqipërisë.

Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së.

Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE.

Ne jemi #Së bashku më të fortë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!