Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin e qytetarëve në lindje të Rafah janë të papranueshme.
Borrell bëri thirrje që Izraeli të heqë dorë nga një ofensivë tokësore në qytet dhe tha se BE-ja duhet të veprojë për të parandaluar një skenar të tillë.
Israel’s evacuation orders to civilians in Rafah portend the worst: more war and famine. It is unacceptable.
Israel must renounce to a ground offensive and implement UNSCR 2728.
The EU, with the International Community, can and must act to prevent such scenario.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 6, 2024
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se rreth 100,000 njerëz të pjesës lindore të Rafah janë urdhëruar të zhvendosen në një zonë humanitare të shpallur nga Izraeli, të quajtur Muëasi.
Ai tha se Izraeli po përgatiste një “operacion të kufizuar”. Zëdhënësi izraelit nuk specifikoi nëse ky do të ishte dhe fillimi i një pushtimi më të gjerë të qytetit.
Forcat izraelite kanë publikuar një hartë të zonës së evakuimit teksa njoftimi po lëshoheshin përmes afisheve të hedhura nga qielli, mesazheve dhe transmetimeve radiofonike.
Autoritetet thanë se kanë zgjeruar ndihmën humanitare në Muëasi, duke përfshirë spitalet në terren, tendat, ushqimin dhe ujin. Rreth 1.4 milionë palestinezë, më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës, janë bllokuar në Rafah.
Urdhri për evakuim vjen vetëm pak orë pas sulmit vdekjeprurës me raketa nga militantët e Hamasit, që vrau tre ushtarë izraelitë.
/abcnews.al