Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar kryediplomati i BE’së, në rrjetin social Twitter.
Komentet e spanjollit vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Konferenca për Sigurinë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Tëitter Borrell shkruan se negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. “Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”.
Borrell ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE’së në të ardhmen.
“Zgjerimi – na është dashur të ndalemi. Të riorganizohemi. Të rimendojmë. Qëllimi i metodologjisë sonë të re është që tani ta bëjmë procesin më të besueshëm, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, ka shkruar ai në Twitter./abcnews.al